Mirëmbajtja e rrjetit dixhital të RTSH-së, dritëhije mbi paracaktimin e kompanisë fituese IDEA-TEL

Postuar në 12 Prill, 2016 13:23

Partia Demokratike denoncoi sot dhënien pa garë dhe pa tender të 8.8 milionë eurove kompanisë Idea-tel për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të RTSH-së. Sipas PD-së maxhoranca në Këshillin Drejtues të RTSH, nën urdhërat e Edi Ramës ka miratuar javën që kaloi këtë kontratë të dyshimtë, me vlerë 8.8 milionë euro.“Kontrata, e cila i është paraqitur Këshillit Drejtues që në muajin gusht të vitit 2015, paracakton si përfituese kompaninë IDEA-Tel, një firmë e afërt me ministra e deputetë të maxhorancës aktuale.Megjithë debatet dhe kundërshtimet në Këshill, dhe kërkesën e shumë anëtarëve për organizimin e nje tenderi të hapur dhe konkurues, apo për kualifikimin e stafit të RTSH, për ta realizuar ata, mirëmbajtjen e rrjetit dixhital, duke kursyer kështu miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, gjithçka ka qënë e kotë pasi Edi Rama e kishte vendosur tia jepte, më saktë të ndante me klientin e tij 8.8 milionë euro. Paratë e shqiptarëve, do të jepen për këtë kompani, edhe pse rrjeti dixhital ende nuk është ndërtuar”-”-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike. Në fakt emri i kompanisë “Idea Tel” nuk është i panjohur. Ajo është bërë objekt replikash mes opozitës dhe mazhorancës pasi fitoi të drejtën e mbikqyrjes së radarëve në hapësirën detare shqiptare në vitin 2014. Thuhet se nga viti 2011 kompania nuk ka shtuar asnjë informacion, dhe as nuk ka depozituar asnjë bilanc te QKR. Rezulton vetëm që pronari dhe administratori është Idlir Karkini, një biznesmen nga Kavaja i cili prej vitesh del si fitues në disa tendera publike. http://shqiptarja.com/ekonomi/2733/skandali-rtsh-8-8-mln-euro-p-r-mir-mb.... Por kompania thotë se ka të gjithë eksperiencën e kërkuar në këtë fushë, madje është e vetmja në vendin tonë që administron këtë sektor. “Kompania Idea Tel është një kompani me një eksperiencë mbi 15 vjecare në fushën e ofrimit e shërbimit të komunikimeve elektronike dhe me një partneritet shumëvjecar me kompaninë italiane “Gem elettronica”, e cila është një kompani lider në prodhimin dhe menaxhimin e sistemeve të vëzhgimit të hapësirave detare në mbarë botën”-është shprehur për Ora Neës, Drejtori i kompanisë është Genci Mesi. http://www.oranews.tv/vendi/idea-tel-tenderi-per-radaret-brenda-rregulla...

Procedurat para kohe

“Pak muaj më parë shqiptarja.com ngriti dyshime se nënshkrimi i kësaj kontrate vjen vjen në një çast kur nga ana e kompanisë gjermane Rohde & Schëarz, fituese e tenderit shumë të përfolur prej 21.5 milionë eurosh (pa TVSH) për kalimin në sistemin dixhital të transmetimit, nuk ka nisur ende asnjë punë. Në këtë mënyrë, kontrata e mirëmbajtjes prej 8.8 milionë eurosh në favor të “Idea-Tel” (që rezulton si përfaqësuesi në Shqipëri i firmës gjermane Rohde & Schëarz), është përgatitur përpara se të nisë puna për dixhitalizimin e sistemit të transmetimit.

Kontrata

Vetë RTSH, në kontratën mes Ministrisë së Inovacionit dhe Rohde & Schëarz per dixhitalizimi i RTSH është përfitues i kontratës dhe jo Autoritet Kontraktues. Nëse do të merrte përsipër këtë rol, RTSH do të ishte e detyruar të përzgjidhte me tender të hapur ofruesin e këtij shërbimi dhe jo me përzgjedhje të drejtpërdrejtë. Ndërkohë që në kontratën mes Ministrisë së Inovacionit dhe Rohde & Schëarz, vihet re se kjo e fundit e ka detyrim kontraktual (pra të përcaktuar si detyrim brenda vlera 21.5 milion euro) trajnimin e stafit ixhininiero-teknik të RTSH-së për mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit dixhital.Një element tjetër që e bën më të çuditshme këtë kontratë, ka të bëjë me faktin që RTSH ka një strukturë të posaçme të specializuar për mbirëmbajtjen e rrjetit të transmetimit, e njohur si Drejtoria e Stacioneve. Pa përmendur, që Rohde & Schëarz ofron garanci dy vjeçare për pajisjet nga momenti i instalimit. Të gjithë këta elemente e bëjnë krejt të pamotivuar, kontraktimin e një kompanie të tretë për mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit, që mund ta garantohet pa kosto shtese nga personeli teknik i RTSH (i trajnuar nga firma gjermane) dhe me pjesë këmbimi të furnizuar prapë nga firma gjermane pa asnjë kosto ekstra brenda kushteve të garancisë.http://shqiptarja.com/ekonomi/2733/skandali-rtsh-8-8-mln-euro-p-r-mir-mb...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.