Juristët e administratës nën nivelin mesatar, Harito: Cilësia vjen mbrapa

Postuar në 12 Prill, 2016 10:31

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka zbuluar pak a shumë filozofinë që ndiqet në emërimet e administratës. Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ajo është përballur me kritika nga deputetët për nivelin e juristëve të administratës.  “Niveli që kemi sot i juristëve në administratën publike është nën mesatare. Që ta kuptosh këtë, mjafton të shohësh ligjet që vijnë këtu. Dhe e kupton se çfarë juristësh ka administrata. Ka një problem që ka të bëjë sa me rekrutimin dhe me vlerësimin në proces. Dhe askush nuk mund të justifikohet që cilësia ka qenë në vite, mund të ketë qenë në vite, por ka dhe një proces në vite. Vlerësimi. Pra, juristë që nuk dinë të shkruajnë ligje, për fat të keq, ne kemi me shumicë në ministri. Në mënyrën e të shkruarit ata lënë jashtëzakonisht për të dëshiruar”-ka theksuar kryetari i Komsisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa. Përgjigjia e ministres është si më poshtë:  “ Ligji që kemi miratuar së bashku dhe i kërkuar nga BE, krijon stabilitet në administratë. Dhe sigurisht që cilësia është ajo që vjen mbrapa. Pra, nuk mund të pretendohet që njerëz që ndërroheshin 2-3 vjet, të investonin për veten e tyre në mënyrë që të rrisnin cilësinë”-theksoi Harito

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.