ALBTELECOM ARRIN NJË REKORD HISTORIK NË NUMRIN E PËRDORUESVE TË INTERNETIT FIKS ME BANDË TË GJERË

Postuar në 12 Prill, 2016 16:23
 
ALBtelecom, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ka tashmë mbi 100 000 përdorues familjarë  dhe biznese të vogla, në internetin fiks me bandë të gjerë. Sipas kompanisë, kjo vjen si rezultat i rritjes së nevojave të këtyre përdoruesve për shërbimin e internetit me cilësi të lartë, të cilin ALBtelecom e ofron nëpërmjet paketave të ndryshme në të gjithë vendin.
 
Kërkesa më e madhe për shërbimin e trefishtë, IPTV, internet dhe telefoni fikse, vjen nga përdoruesit familjarë dhe bizneset e vogla. Por edhe bizneset apo ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha kanë treguar një interes gjithnjë e në rritje për internet të dedikuar. Bashkë me këtë numër përdoruesish, numri total kap një shifër edhe më të lartë.
 
Përqindja e rritjes së abonentëve të internetit me bandë të gjerë është gjithashtu në rritje nga viti në vit. Nga viti 2014 deri në 2015-ën kjo rritje ishte 15%, ndërkohë që nga viti 2015 deri në 2016-ën kjo rritje u dyfishua me 30%.
 
Nga numri total i përdoruesve të internetit me bandë të gjerë, 65% janë përdorues të shërbimit ALBtv. ALBtelecom synon që në fund të vitit 2016 të arrijë shifrën 100 mijë përdorues të shërbimit inovativ ALBtv, i njohur gjerësisht si IPTV.
 
Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri ALBtelecom, ka kryer investimet më të mëdha në treg për të rinovuar dhe zgjeruar rrjetin e saj të shërbimeve fikse (ALBtv, internet dhe telefoni,) nga teknologjia e telave të bakrit “TDM” në teknologjinë më bashkëkohore të gjeneratës tjetër “NGN”. Ky operator është i vetmi që ka plotësuar standardet e BE-së, duke instaluar të gjithë infrastrukturën nën tokë. Gjithashtu ALBtelecom ka kontribuar në pastrimin e telave ajror në shkallë vendi, duke u ardhur në ndihmë edhe bashkive e komunave të qyteteve e rretheve të ndryshme. 
 
 
Rrjeti NGN (Next Generation Network) i ALBtelecom, bazuar në rrjetin “Backbone” më të gjerë dhe më të sigurtë të fibrave optike në Shqipëri dhe i kombinuar me shërbimet e lëvizshme të Eagle Mobile, ofron kapacitetet më të larta të transmetimit të të dhënave, si dhe shpejtësinë më të lartë të internetit në vend.
 
ALBtelecom është e vetmja kompani që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve nën konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet fikse dhe celulare: internet, ALBwifi dhe WiFi në zonat publike, televizion, shërbime Cloud etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.