Maqedonia nuk meriton as NATO-n dhe as BE-në

Postuar në 11 Prill, 2016 19:32

Presidenti grek, Prokopis Pavopulos, ka qenë tepër i ashpër në reagimin e tij ndaj sjelljes së policisë maqedonase me emigrantët. Ai iu referua vendeve që siç tha “aspirojnë të futen në BE dhe në NATO” dhe duke përmendur me emër Maqedoninë, theksoi se “me sjellje të tilla të papranueshme dhe paimagjinueshme, si ato dje në Greqi, nuk kanë vend as në Bashkimin Europian, as në NATO”. Në të njëjtën linjë ishte edhe reagimi i kryeministrit Tsipras. Ai tha se ishte një provokim sjellja e policisë maqedonase, që siç tha, “përballë njerëzve që nuk ishin të armatosur, i sulmoi me lëndë kimike, gaz lotsjellës dhe fishekë prej kauçuku”.
“Kjo përbën një turp për qytetërimin europian dhe për vende që duan të bëhen pjesë e këtij qytetarërimi”, tha Tsipras gjatë konferencës për shtyp me homologun e vet portugez, Antonio Costa, që po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë.
“Pres nga autoritetet europiane, nga organizmat ndërkombëtarë si Komisariati i lartë për Refugjatët, që të thonë diçka për ato që ndodhën dje”, shtoi Tsipras.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.