Hyjmë edhe në listën e zezë të kinezëve. Rruga e Arbrit? Një rrëfenjë...

Postuar në 10 Prill, 2016 19:44

Para një viti e më shumë bëri lajm firmosja e një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe bankës kineze “Exim Bank” e cila mori përsipër financimin e Rrugës së Arbrit. Qeveria shqiptare arriti deri aty sa të pranonte kushte të tilla si, nëse fluksi i mjeteve ishte më poshtë se 7 mijë në ditë, firma kineze që ndërtonte dhe merrte me konçesioin rrugën, e që do të financohej nga “Exim” kompensohej nga buxheti i shtetit. Më tej akoma, qeveria miratoi një procedurë të veçantë për financimin e rrugës, që u pompua si sukses i Tiranës zyrtare në Samitin e Bukureshtit. Koha rrodhi dhe njësoj si me Konferencën e Berlinit, Shqipëria mori vetëm fjalë. Asgjë më shumë. Se çfarë ndodhi nuk u mor vesh mirë, pasi qeveria shqiptare nuk bëri publike asnjë të dhënë. Sot “Tema Tv” raporton se banka kineze, me kapital shtetëror, “Exim” e ka përfshirë Shqipërinë në listë të zezë për katër vjet, pikërisht për shkak të problemeve me këtë projekt. Diçka që e komplikon edhe marrëdhënien e qeverisë shqiptare me atë kineze, nëse lajmi është i vërtetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.