Video e papublikuar e Kim Philbyt me agjentët gjermanolindorë: “Aftësia e shërbimit britanik, një mit”

Postuar në 04 Prill, 2016 15:40

BBC-ja raporton se në arkivat e STAS-it gjermano lindor ka gjetur një material video, ku agjenti më i fashëm i Luftës së Ftohtë, Kim Philby, shpjegon sesi operonte si agjent i dyfishtë, për llogari të KGB-së sovjetike në shërbimin sekret britanik. Ai ka mbajtur një fjalë shpjeguese para agjentëve gjermanë, duke theksuar ndër të tjera se miti i aftësive të shërbimit britanik ishte i pavërtetë, sesi për vite të tëra ai takonte rezidentët sovjetikë, nxirtte dokumente dhe askush nuk e survejonte. “Shokë të Dashur”, u drejtohet Philby agjentëve gjermanë, me terminologjinë e një komunisti të bindur dhe me pjesën e vet në një nga historitë më paradoksale prodhuar nga një njeri që siç shprehet vetë “kishte lindur në klasat drejtuese të Britanisë së Madhe”. Philby sqaron se nisur nga origjina e tij, rekrutuesit sovjetikë i kishin bërë të qartë se ai “ishte një projekt me rreze të gjatë”, diçka që lihet të kuptohet edhe në kujtimet e tij, që para disa muajve u ripublikuan në version të pacensuruar. Më poshtë video:

Video ku ai flet për dy anëtarët e tjerë të "Rrethit të Kembrixhit",Burgess dhe McLean dhe mohon se "ai është "I Treti"":

 

http://www.bbc.com/news/uk-35943428

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Per mendimin tim, edhe fort nuk eshte KOINCIDENCE , publikimi i videove te Kim Filbit, kryespiunit Sovjetik, ne Angli, me publikimin e informacioneve te PANAMA PAPERS.
GJithmone sipas asaje qe une aresyetoj, kjo eshte nje si lloj KUSURI, qe perendimi po i kethen Rusise, duke i publikuar ne te njejten kohe videot e Kim Filbit - me ane te te cilit Sovjetiket ja futen Perendimit duke i djegur agjenturat, dhe te PANAMA PAPERS, me te cilat Perendimi ja fut Rusise -Putinit, duke i nxjerre parate private te vjedhura.
Qofsha une i gabuar, por keto nuk jane koincidenca rastesore.
Tung.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Dhe ti kujton se Putinit iu prish gjiza nga ato PANAMA Papers?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.