Pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri janë nënshkruar me shoqëri "offshore"

Postuar në 09 Prill, 2016 09:56

Ministria e Energjisë reagoi pas lajmit se qeveria ka dhënë me koncesion, atë që njihet si Blloku 8, kompanisë Albanides Energy. MEI thotë se nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të vendosë kushte që kufizojnë vendndodhjen e aksionerëve të këtyre shoqërive apo të drejtën e transferimit të aksioneve.
Është fakt i ditur, thuhet në sqarimin e Ministrisë, që pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri, por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si “offshore”.
“Diskutimi i hapur ditët e fundit në lidhje me investigimin Panama Papers dhe aludimi që bëhet për këtë marrëveshje janë rastërore për të mos thënë spekulative. Panama Papers është fokusuar tek politikanët apo individë të lidhur me ta, si aksionerë të kompanive që mund të kenë përfituar konçesione që lidhen me fonde nga taksat e publikut”, thuhet në reagim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.