Për Trump, Shqipëria nuk ekziston as si “shprehje gjeografike”

Postuar në 08 Prill, 2016 16:55

Ka dy ditë që shqiptarët janë nën ankthin se po u zgjodh Donald Trump president i SHBA-së, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Partnerit Strategjik, do të cenohen. T’i biem shkurt dhe të sqarojmë dy momente, më saktë tre:  

Së pari, SHBA është me të vërtetë Partner Strategjik i Shqipërisë, pasi kush tjetër do duronte gomarllëqet pa kuptim që prodhon politika e këtij vendi? Me siguri, një dikush i fuqishëm, si SHBA, që pikërisht pse është kaq e fuqishme, operon njësoj si Zoti dikur kur krijoi gjindjen: u engledis duke krijuar edhe Shqipërinë.

Së dyti ky përcaktim, pra se zgjedhja e Trump cenon marrëdhëniet dypalëshe, në mos i nxituar, është shejtan budalla. Po u zgjodh Donaldi në Shtëpinë e Bardhë dhe paska këtë mendje që na thonë, Donaldi i Rrugës së Elbasanit, nuk ka çfarë të bëjë më, por të mbyllë mandatin duke shijuar dreka apo darka nëpër Shqipëri, siç bënte dikur një ish-ambasador i OSBE-së. Ne i sugjerojmë kole Përmeti dhe ndonjë peshk andej nga Divjaka. Pra presion për Donaldin e këtushëm, por edhe shpresë se kokëçarja e reformës në Drejtësi do të mbyllet me Trump’s victory. Yeah...

Së treti, ka një moment strategjik, madje -  madje psiko-strategjik që e bën shumë të vështitrë për Donald, atë të presidencialeve, që të prekë marrëdhëniet me Shqipërinë. Shikoni hartën e botës sipas Trump. Ku është Shqipëria? Ku? Asgjëkundi. Nuk është madje as si “shprehje gjeografike”. Ne jemi “Gjermania Jugore” dhe Doni i Shtëpisë së Bardhë ka vetë origjinën gjermane. Ndaj, hë hë, këto provokaciet nuk janë serioze. Kjo është harta zyrtare e Trump, por edhe në disa harta të tjera, më pak të besueshme, ne nuk figurojmë fare. 

 

 

Comments

Submitted by Thashethemi (not verified) on

Sikur ky Donald TRUMP e paska nenen nga Opari Korces, nga fisi Peleshi, dhe qenka moter, me gjyshin e zevendeskryemimistrit tone Nicke Peleshi.
Bile, bile, nqs do te behet president, viziten e pare do t'a beje ne Opar, ne vend lindjen e te emes, ku edhe do te takohet me kusheririn zv.kryeminister, te vendit te shqiponjave, pa asnje shqiponje.
Keshtu te pakten thuhet, sa eshte e verteta, e di Trumpi vete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.