Divorci i nevojshëm dhe mosdiskrimini i homoseksualëve, si mund te kuptohet Porosia Apostolike në Shqipëri

Postuar në 09 Prill, 2016 20:52

Porosia Apostolike  “Amoris Laetitia – Gëzimi i dashurisë” nënshkruar nga Papa Françesku më 19 mars vjen për t’u përhapur edhe në Shqipëri. Kisha Katolike ka njoftuar se me porosi të Nuncit Apostolik dhe të Seketerarisë së Konferencës Ipeshkvore paraqitja e Porosisë Apostolike “Amoris Laetitia”, që sipas saj mund ta quhet vërtet një ngjarje e bukur për familjen dhe për Kishën, do të bëhet në Katedralen e shën Palit në Tiranë ditën e hënë.

Por cilat janë dy kapitujt që kanë ngjallur më shumë polemika. Është ai i divorcit dhe homoseksualëve për të cilët kisha ka avncuar në qëndrime. Ja se çthotë Radio Vatikani për këtë aspekt.  “Natyrisht, në kohën tonë është rritur shumë numri i divorceve, gjë që Papa e konsideron shqetësuese, prandaj bën thirrje të parandalohen fenomene të tilla, sidomos për të mbrojtur fëmijët, të cilët nuk duhet të bëhen “pengje” të njërit apo të bashkëshortit tjetër. Pa harruar se, para dhunës, shfrytëzimit dhe prepotencës, ndarja është e pashmangshme dhe “moralisht e nevojshme”.

Edhe qasja ndaj homoseksualëve vjen më e moderuar, por kisha mbetet kundër martesës së njerëzve të së njëjtës gjini. “Përsa u përket njerëzve me prirje homoseksuale, theksohet nevoja për respektimin e dinjitetit të tyre, pa i diskriminuar padrejtësisht. Por, nënvizohet në Nxitjen Apostolike, “nuk ekziston asnjë bazë” për të vendosur analogji “as të largëta” ndërmjet bashkimit homoseksual dhe martesës sipas planit të Zotit. E në këtë pikë, është “e papranueshme” që Kisha të vuajë nga “presione” të çdo lloji”-thotë 

Comments

Submitted by GLI TOTOKOTI (not verified) on

Per tridhjete HOMOLEZBOTRANAGJINORE, qe ndodhen ne Shqiperi, ne nuk mund te ndryshojme ligjin e marteses.
Per te ndryshuar kete ligj, ne sensin e marteses se LGTB-ve, do te duhej ne rradhe te pare, te pyetej direkt populli, komunitetet fetare, dhe mandej Kuvendi Popullor.
Avokati i popullit, sic duket, nuk ka tjeter me c'te merret, mpervec LGTB dhe ROMEVE, i eshte qepur kesaje pune, qe o do te shkaterroje kete popull, o nuk ka.
Do i drejtohesha avokatit te popullit, ne rast se e lexon kete qe kam shkruajtur, sa per dijeni, nuk i ngacmon kush LGTB, te bejne c'te duan, ne shume mire e dijme qe flene dy meshkuj apo dy femra, ne apartamente me qira, dhe bejne c'tu kercase qejfi, duke e cuar bythen nga t'ju kercase, dhe nuk u thote plac me goje asnje njeri. Le te rrine ashtu me njeri tjetrin sa te duan.
Por, ligjin e marteses, jo, mos na e levizni, mbasi edhe kete kemi mangut.
Boll halle ka ky popull, pse doni t'i shtoni edhe nje me teper.
Mos i detyroni deputetet, qe nga presioni nderkombetar, te miratojne nje ligj, jashte moralit kombetar e qe mbeshtetet nga te gjitha komunitetet fetare.
Mos u beni zoti Totozani, qe te identifikoheni me nje antishqiptar, si Sali Berisha me Sllobodan Miloshevicin.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.