Korrupsionin vazhdojmë ta kemi problem, me Greqinë nuk kemi avancuar për kufirin detar

Postuar në 08 Prill, 2016 23:09

Në një intervistë për Tema Tv, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pranoi se korrupsioni vijon të mbetet një prej problemeve kryesore të Shqipërisë, i evidentuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ministri thotë se ky fenomen ka të bëjë me shoqërinë shqiptare dhe institucionet e saj, por në një farë mënyre sipas tij është edhe një trend global. “Korrupsioni vijon të mbetet një problem shqetësues dhe i përhapur në Shqipëri, ndonëse është një fenomen që prek të gjitha shoqëritë, po kryesisht është më i dukshëm në shoqëri me institucione të dobëta apo me institucione të dobëta. Ne si mazhorancë e njohim faktin që  pavarësisht reformave që kemi ndërmarrë korrupsioni vijon të mbetet një problem shqetësues”-theksoi Bushati.

Sipas tij frontet që janë hapur me reformën në drejtësi, luftën kundër informalitetit, apo disiplinimit të energjisë në analizë të fundit qeveria i lexon nga dritarja e sundimit të së drejtës në ekonomi me besimin se ato do të japin impaktin e duhur në ekonomi.  I pyetur për ngjashmërinë që kanë qëndrimet e  opozitës së sotme  për kushtëzimin e reformës në drejtësi me ato të opozitës së djeshme për votimin e tre ligjeve, Bushati tha se kushtet e opozitës së djeshme nuk ishin të lidhura drejtëpërdrejt me marrjen e statusit të vendit kandidat. Bushati zbuloi edhe detaje të bisedimeve nga vizita e tij në Greqi, duke thënë se mospërmendja e çështjes çame nuk do të thotë se ajo nuk është adresuar. Ministri i jashtëm shtoi se sa i përket çështjes së kufirit detar, mes dy vendeve nuk ka patur avancim përveç një konsultimi në nivel ekspertësh.

http://www.tematv.al/2016/04/08/intervista-ministri-bushati-ja-%C3%A7far...

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.