Basha “nxin” qeverinë në takimin me Fajon

Postuar në 08 Prill, 2016 17:46

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim eurodeputeten Tanja Fajon, e cila  ka mbajtur detyrën e Raportueses për Shqipërinë kur vendi ynë përfitoi liberalizimin e vizave. Kreu i opozitës nuk i kurseu akuzat për mazhorancën që sipas tij në mënyrë arrogante ka zhbërë ligjet konsensuale dhe refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Basha  tha se Partia Demokratike nuk ka ndërmend të  tërhiqet dhe se pa u zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për mandatet e deputëtëve Suli e Leskaj  nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik. Sipas tij “implementimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në asnjë vend demokratik nuk negociohet por zbatohet  dhe kjo nuk mund të vihet në diskutim as në Shqipëri.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, deklaroi  Basha janë jetike për Shqipërinë dhe për këtë  kërkoi  dhe ndihmën e eurodeputetes Fajon e cila ofroi mbështetjen e plotë duke i konsideruar zgjedhjet e lira të rëndësishme, pikë kyçe për një shtet demokratik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.