GFI Albania del në mbështetje të qeverisë

Postuar në 07 Prill, 2016 23:33

GFI Albania ka reaguar për herë të parë lidhur me përfshirjen e emrit të saj në skandalin financiar të Panama Papers. Në një reagim të kompanisë thuhet se sulmet mediatike ndaj saj janë të papreçedenta, të pakuptimta dhe dashakeqëse, duke nënvizuar se konçesioni i markimit në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me shoqërinë GFI Technologies.

Më tej sqarohet se  GFI Albania është një shoqëri e të drejtës shqiptare e themeluar në Prill 2013 në përmbushje të detyrimit që rrjedh nga kontrata e konçesionit me qeverinë shqiptare nënshkruar në shkurt të vitit 2013, pas disa muajsh negociatash. Sipas saj, propozimi për të ndërtuar një projekt markimi të karburanteve i është parashtruar Qeverisë së Shqipërisë që në vitin 2010 dhe se procesi i tenderimit u hap në vitin 2012, i shoqëruar edhe me testim fizik të kapaciteteve teknologjike. Kompania thotë se sulmet ndaj saj vijnë nga kontrabandistë të sektorit të karburanteve të cilët kanë lobuar në shumë forma, kundër zbatimit të projektit për markimin e karburanteve. Aludimet se GFI Albania ka kryer transferta të dyshimta në shifra 400 dhe 500 mijë euro sipas kompanisë janë të pavërteta dhe tërësisht abuzive. Ajo thotë se do të vazhdojë punën duke mbështetur qeverinë e shqiptare në luftën e saj kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal në sektorin e karburanteve.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Parimi i mbrojties SALUSHIN, eshte SULMI, MBROJTIA ME E MIRE.
Te shohim kesaje here, ne vend te vetullave, mos nxjerr syte.
I dalshin per fare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.