238 milionë euro jashtë vendit nga bankat dhe kompanitë celulare

Postuar në 06 Prill, 2016 10:10

Sipërmarrjet e huaja që operojnë në Shqipëri kanë transferuar jashtë vendit 238 milionë euro në 2015-n, me një rritje prej 11% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Në krahasim me 2013-n, fitimi i transferuar është trefishuar
Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm për tremujorin e katërt 2015, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ishte 74 milionë euro, nga të cilat 41 milionë euro janë në formën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri. Bankat dhe shoqëritë me kapital të huaj të telekomunikacionit kryesojnë në listën e sipërmarrjeve më fitimprurëse në vend, një pjesë të konsiderueshme të të cilave i transferojnë te mëmat jashtë vendit raporton Monitor.
Bankat me kapital të huaj dyfishuan fitimet në 2014-n, duke dhënë efektin kryesor në këtë tendencë. BKT ishte kompania me fitimet më të mëdha në vend, prej 6 miliardë lekë, pothuajse dyfishin në raport me 2013-n. Raiffeisen i zgjeroi fitimet nga 4.8 në 5.5 miliardë lekë dhe Intesa SanPaolo nga 1.2 në 2 miliardë lekë. Tendenca pozitive ka vijuar dhe në 2015-n, ku për 9-mujorin, fitimi i sistemit bankar është rritur 33% me bazë vjetore.
Ndërsa kompanitë celulare, AMC dhe Vodafone, shënuan rënie të fitimeve përkatësisht me 34% dhe 48%, megjithatë ato vijojnë të mbeten ndër shoqëritë që gjenerojnë më shumë fitime në tregun shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.