Taksa “Veliaj” për arsimin shkon në Gjykatë Kushtetuese

Postuar në 05 Prill, 2016 14:02

Shoqata për Mbrojtjen e Tregëtarëve ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese taksën e përkohshme për arsimin, që Bashkia e Tiranës i ka vënë çdo biznesi, të cilëve ua faturon në NIPT-in sekondar. Sipas kësaj shoqate taksa është antikushtetuese pasi arsimi ofrohet falas, për më tepër që ajo rrit kosotot. 35 mijë dollarë është pesha e taksës vetëm në një vit, deklaroi Nikollq Neranxi, një biznesmen me aktivitet të gjerë në kryeqytet. “Kërkesën në Kushtetuese për shfuqizimin taksës e ka bërë Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve bazuar në nenet 57 dhe 59 të kushtetutës. Neni 59 pika 1 germa “ç” thotë se “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe të personave të pazënë me punë”. Janë  rreth 7455 NIPT-e sekondare aktive që janë të regjistruara në Tiranë, ku bizneset që i kanë ato do të detyrohen të paguajnë të paktën dy herë taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, raporton “Monitor”. Duke cituar biznesmenin Neraxni revista sjell në vëmendje edhe këtë hollësi që kryetari i Bashkisë ka shumë dëhsirë ta harrojë: cili është shërbimi që vjen kundrejt taksave që vilen? Me siguri, ZERO. “Për shërbimin e pastrimit kam kontraktuar një kompani private me pagesë vjetore, e cila bën çdo ditë pastrimin e ambalazheve në njësitë e pastrimit me pakicë. Si rregull këtë shërbim duhet të kryente bashkia. Nëse unë nuk do ta kryeja privatisht shërbimin e pastrimit, në pikat e mia të biznesit do të bëhej katrahura”, deklaroi Neranxi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.