Shqiptarët refuzojnë vaksinën e fruthit për fëmijët

Postuar në 04 Prill, 2016 21:23

Dhjetëra prindër refuzojnë vaksinën e fruth-rubeolës për fëmijët e tyre 1-vjeçar. Debatet në mbarë botën se ajo stimulon autizmin, po shkaktojnë frikë edhe tek familjet e reja shqiptare siç raporton Vizion Plus. Në vendin tonë, Tirana mban rekord sa i përket refuzimeve të vaksinës së fruthit dhe sipas specialistëve arsyet nuk janë vetëm shendetesore, por lidhen edhe me bindjet fetare të shtresave të caktuara. Në qendrat shëndetësore, mjekët tregojnë se është rritur numri i prindërve që kundërshtojnë kryerjen e këtij injeksioni. Por specialistë të Institutit të Shëndetit Publik, sqarojnë se pasojat tek të pa vaksinuarit janë fatale deri në humbje jete. Pak muaj më parë, një person u konstatua me fruth në Shqipëri, pasi ishte kthyer nga Franca. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.