Dorëheqja e kryeministrit të Islandës, efekti “pa bereqet” i Panamasë

Postuar në 05 Prill, 2016 19:29

Efektet e mega-skandalit financiar “Panama Papers” kanë prodhuar zhvillime polutike në Islandë. Mediat islandeze raportojnë se kryeministri, Sigmundur Gunlaugson dha dorëheqjen pas protestës masive kundër tij. Ai dyshohet se ka fshehur të ardhurat përmes një kompanie offshore të themeluar nga bashkëshortja e tij në Panama.  Gunlaugson fillimisht refuzoi të dorëhiqej dhe i kërkoi presidentit shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Dorëheqja e tij mund të ketë një efekt zinxhir edhe për qeveri të tjera të përfshira në skandal. “Panama Papers” ka vënën nën akuzë edhe kryeministrin britanik David Cameron, por gjasat që të ndodhë tërmeti politik i pritshëm duken të pakta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.