7 vjet në NATO. Erjon Veliaj mban fjalën e hapjes. Bojkoton opozita dhe Presidenti. Berisha nuk u ftua fare

Postuar në 04 Prill, 2016 18:30

Ministria e Mbrojtjes ka përkujtuar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, 7-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me një dekor të posaçëm, shoqëruar me disa armatime dhe pajisje, ceremonia është asistuar nga pjesëtarë të qeverisë, trupit diplomatik dhe më e pazakonta, nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ky i fundit madje ka mbajtur edhe fjalën e hapjes në këtë aktivitet që lidhet me të tjera institucione. E çuditshmja është se ceremoninë e kanë bojkotuar përfaqësues të Komisionit Parlamentar të Sigurisë si dhe ish-ministrat e Mbrojtjes. Shqipëria hyri në NATO gjatë qeverisjes së PD-së, e cila sot nuk ishte asgjëkundi. E njëjta gjë vlen edhe për Presidentin i cili ka marrë ftesën, siç thonë burime nga Ministria e Mbrojtjes, por nuk ka marrë pjesë. Sali Berisha, ish-kryeministër në momentin e anëtarësimit nuk është ftuar dhe kjo ndoshta është arsyeja e bojkotit të opozitës. Një shfaqje pa kuptim e politikës që e shton dozën kur sheh Erjon Veliajn të shfaqet edhe aty ku vështirë se mund të ketë njëfarë lidhjeje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.