“Ka nevojë për njerëz të rinj në politikë dhe në institucione"

Postuar në 04 Prill, 2016 15:04

Shqipëria ka nevojë për njerëz të rinj në politikë, gjykata dhe në institucione. Sugjerimi vjen nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili gjatë një bashkëbisedimi me studentë, ka bërë apel për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse.  “Shumë prej jush ëndërroni të bëheni mjekë jurist arkitektë dhe inxhinierë. Shpresoj që shumë prej jush të futeni në shërbimin publik, si oficer policie, gjykatës madje edhe politikanë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë e saj më të mirë dhe më të zgjuar të shërbejnë si vendimmarrës në të ardhmen. Ndoshta në këtë sallë kemi Ministrin e Ardhshëm të Jashtëm, apo ambasadorin e ardhshëm të Shqipërisë në SHBA”, ka thë Lu. Një mesazh që ka të bëjë me nevojën për daljen nga një situatë impassi, krijuar nga trashëgimia politike e tranzicionit dhe nga konsistenca e disa figurave që duhet të largohen. 

 

http://vizionplus.al/duhen-te-rinj-ne-gjykata-e-politike/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.