Qeveria, 500 mijë lekë pension të posaçëm mujor për familjen e Dr.Florit

Postuar në 04 Prill, 2016 19:19

Ndarja nga jeta e kantautorit të njohur Dr.Flori ishte një dramë për familjen e tij, por jo vetëm. Qeveria shqiptare ka menduar ta lehtësojë sadopak dhimbjen e tyre duke u akorduar një pension të posaçëm raporton Gazeta Tema. Ditën e sotme qeveria shqiptare ka vendosur t’i caktojë një pension prej 500 mijë lekësh të vjetra bashkëshortes dhe fëmijëve të ndjerit. “Efekti financiar, prej 450 mijë lekësh, për vitin 2016 dhe për vitet në vazhdim të përballohet nga buxheti i sigurimeve shoqërore. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në pikën 3 dhe 4 të vendimit të publikuar gjatë ditës së sotme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill. Kantautori u nda nga jeta në 17 nëntorin e vitit 2014 pas një overdoze.

Comments

Submitted by syri (not verified) on

Po pse ka bere gje veze te kuqe ky flori qe po i japin 500 mije leke ?!

Submitted by PEN SI ON (not verified) on

Kesaj i thone fiks BUJRUM NE AHUR TE XHAXHAIT.
EDHE UNE DO KERKOJ PENSION TE POSACEM PER BABAIN QE ME KA VDEKUR PARA 15 VITESH. PERSE ....??
PO ME KA BERE KOKEN O TE URUAR

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.