Porti i Shëngjinit qenka i LSI-së, jo i qeverisë

Postuar në 03 Prill, 2016 14:08

Porti i Shëngjinit paska marrë një çmim ndërkombëtar. Çmimi është i artë dhe ai është dhënë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planfikim strategjik. Çmimin e ka dhënë organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë “BID grup”. Çmimi “Quality Era Award” i është dorëzuar në Gjenevë të Zvicrës, Drejtorit të Portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve të përvitshme ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.

Të gjitha këto të dhëna ngazëllyese eklipsohen nga fakti se njoftimin për shtyp për një ent si porti i Shëngjinit e jep Zyra e Shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim që drejtohet nga Ilir Meta. “Sekreti” është i thjeshtë: aty ku ndonjë ndërmarrje shtetërore shkëlqen, apo merr çmime, duhet të dalë që ato drejtohen nga LSI-ja. Me siguri që njoftimi është përcjellë sot, për të mos u konsideruar si shaka e 1 prillit, ndonëse shakaja është gjysma e së vërtetës.

Mund të pyetet pse vallë nuk është Ministria e Transporteve që drejtohet nga Haxhinasto, ministri që nuk po bën dot një konçesion, që ta përcjellë këtë lajm? Një përgjigje eventuale do të ishte: sa të sigurtë jemi që Haxhinasto është i LSI-së? Pa folur këtu për çorbën e marrëveshjes me TIA-n për Rinasin, ku ministri në fjalë, person shumë civil në sjellje, thjesht “ua zhtyti” edhe ca më shumë shqiptarëve... Ja edhe mbyllja e e-mailit, gjithnjë me prirjen për t’u krahasuar me më të mëdhenjtë: “Pas kompanisë shtetërore Ruse Gasprom, Porti i Shëngjinit bëhet enti i dytë shtetëror që vlerësohet me një çmim të tillë Gold. Kjo vëmendje ndaj Shëngjinit ka bërë që edhe interesimi i të huajve drejt këtij porti të jetë shumë i madh vitet e fundit, ku nuk kanë munguar edhe investimet”.

Lajmi është pozitiv dhe duhet përshëndetur. Ai është një ftesë edhe për turkoshakët e administratës që “Të ecin më shpejt”!

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pjesa ma e madhe e Portit te Shëngjinit asht i trashigimtarve te shkodranit Sander Pistullit, te cilet tash 20 e sa vite kerkojne kethimin e prones dhe qeverite shqiptare nuk ia kethejne.
Porti i Shëngjinit nuk asht i hajdutve te drejtuesve te qeverive komuniste.

Submitted by Filip SCUTARI (not verified) on

Ne rast se jane te verteta keto qe thote Tedeschini, per pronesine e Portit te ShenGjinit, eshte per te vene duart ne koke dhe duke leshuar kujen me te madhe. Eshte nje turp, qe nuk shkon haka tek i zoti.
Por ama, sikur edhe nuk kemi degjuar qe pronaret, te bejne zhurme, per kethimin e prones. Ne rast se i kane dokumentat, mos te lene dere zyre e gjykate, ketu ne sjqiperi e ku te jete, ne Strasburg e pertej Strasburgut.
Kusur mos te lene.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Para 10 vjetve kam pase rastin te takoj ne Durres trashigimtarin kryesor te ishpronarit Sander Pistullit (shkodrane), qe me diftoi te gjitha dokumentat e komisionit te kethimit te pronave qe dispononte dhe me tregoi te gjitha sorollatjet gjyqesore dhe shtetnore per te mos ia dorezue pronen. Bllokim total.

Submitted by Fredi (not verified) on

Keta jane monstra te papare. E para cilido qe jo me shume por ka kaluar qofte edhe nje port ne cilindo vend te Botes e kupton se hipokrizia ketu nuk ka kufi. Nuk e di qe ne Shengjin te kete port. Eshte nje mol qe cilido fshat sado i humbur mund ta kete edhe shume here me te mire dhe te madh. Ndersa te flasesh per menaxhim apo planifikim strategjik, kete vetem perversat dhe mashtruesat qe kerkojne te perfitojne nga genjeshtra mund ta bejne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.