Faza e dytë kundër Informalitetit. Tani jo më me inspektorë në terren

Postuar në 04 Prill, 2016 17:30

Sot kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kanë prezantuar atë që e kanë quajtur faza e dytë kundër informalitetit. Kryeministri ka vlerësuar se kjo sipërmarrje synon mbrojtjen e biznesit dhe jo luftën ndaj tij, por duke vepruar në një mënyrë të re. “Synimi ynë është që bizneset në Shqipëri të rrinë me vite pa u kontrolluar, të mos kenë nevojë të kontrollohen. Dhe ndërkohë, sistemi të jetë i tillë që mungesën e kontrolleve në terren ta kompensojë me një kapacitet monitorues në çdo sekondë. Të rrisim kapacitetin e administratës për të bërë analizë dhe pastaj për të marrë kontakt me sipërmarrjen. Dhe këtë analizë mbi bazën e riskut. Thelbi i kësaj luftë do të zhvillohet nga sistemi dixhital dhe jo në terren. Do të jetë ky sistem që duke kryqësuar të gjithë faturat, do të nxjerrë bizneset me risk që do ti nënshtrohen kontrolleve fizik”, tha Rama. Sipas tij nga fushata antiinformalitet që u zhvillua vitin e kaluar numri i bizneseve të regjistruara është rritur me 47 mijë dhe të ardhurat për tremujorin e parë janë 100 milionë dollarë më shumë sesa plani. Nga ana e vet Ahmetaj ka deklaruar se ka nisur puna për paketën e re fiskale dhe se ajo nuk parashikon taksa të reja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.