"Rrugëtimi i besimit", 9 kishat e jugut që restaurohen

Postuar në 03 Prill, 2016 09:45

Në kuadër të programit “Trashëgimia – Motor Zhvillimi” do të zhvillohet edhe projekti “Rrugëtimi i Besimit”, itinerari i kishave të bregut. Sipas Ministrisë së Kulturës, janë gati projektet e restaurimit për 9 kishat më të rëndësishme të bregut në:
1. Dhërmi – Shën Stefanit, Kisha Ipapandisë, Shën Mëria e Panajisë. 2. Vuno – Kisha e Sotirës, Kisha Shën Nikollës, Kisha Shën Mëhillit, Kishës së Shën Mërisë Mesodhi; 3. Sarandë – Kisha e Mesopotamit dhe
4. Orikum – Kisha e Marmiroit.
Ndërkaq, do të bëhet edhe ndërhyrja në 515 banesa, në fasadë, në mbulesë dhe sistemimet e jashtme, duke i shtuar kësaj edhe riformulimin e gjurmës së rrugës kryesore, trajtimin dhe plotësimin e ndriçimit funksional dhe dekorativ, trajtimin e rrugëve sekondare, rivitalizimin dhe trajtimin e shesheve kryesore dhe ballkoneve panoramike, sinjalistikën orientuese brenda dhe jashtë, etj. Në muajin janar, me Vendim të Këshillit të Ministrave është bërë shpallja e Qendrës Historike të fshatit Dhërmi dhe Vuno dhe miratimi i rregullores për administrimin e saj e të zonës së mbrojtur përreth. Në vijim, Instituti i Monumenteve të Kulturës po përgatit procedurën edhe për fshatin Qeparo. Sipas regjistrit fiskal të vitit 1431, në fillim të shek. XV, zonat e bregut të detit ishin të populluara. Aty ngriheshin fshatrat e Vunoit, Qeparoit, Borshit, Lukovës, Himarës e Sopotit, këto të fundit kishin kalatë e tyre dhe ishin qendra të zonës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.