Sondazh për këndin e lojrave tek Liqeni Artificial: 55% pro, 35% kundër

Postuar në 01 Prill, 2016 15:23
Eduard Zaloshnja

Në një sondazh që po zhvilloj me qytetarë të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, 800 banorë të kësaj të fundit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të kryeqytetit, u pyetën rreth këndit të lojrave tek Liqeni Artificial i Tiranës. Nga përgjigjet e tyre, rezulton se 55% janë pro përfundimit të tij, 35% janë kundër, dhe 10% janë asnjëanës. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit kryeqytetas është plus/minus 3.4%.

Në qoftë se këto rezultate ekstrapolohen për të gjithë territorin e zgjeruar të bashkisë së Tiranës, mund të thuhet se rreth 220 mijë zgjedhës tiranas janë pro perfundimit te këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për Erion Veliajn rreth 160 mijë tiranas), ndërsa rreth 140 mijë zgjedhës tiranas janë kundër tij (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për rivalët e Erion Veliajt rreth 140 mijë tiranas).

Shumica dërrmuese e të anketuarve që janë pro këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (95 ndër 100) ishin votues të mazhorancës parlamentare në 2013-ën (çereku i tyre nuk e morën mundimin të votojnë në zgjedhjet lokale të 2015-ës). Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e të anketuarve që janë kundër këndit të lodrave tek Liqeni Artificial (94 ndër 100) ishin  votues të opozitës parlamentare në 2013-ën.

Comments

Submitted by Pak randsi ka (not verified) on

JU a jeni te marr apo bani vete .....qfare sondazhit e keni fjalen kur aja asht e jashteligjshme !!!?? KU keni pa me ba sondazh a ta shkelim ligjin apo jo !!!!?

Submitted by illi (not verified) on

O zaloshnja, qe nje kend lojrash per femijet, bile edhe nje kafene, te jene pjese e parkut urban te Tiranes, besoj se nuk eshte pyetja e duhur ne kete rast, pasi do te ishte absurde te mos kishte nje pergjigje pozitive. Pyetja e duhur do te duhej te ishte: a mundet kryebashkiaku te nise nje projekt pa u pergatitur dokumentacioni ligjor sipas rregullave ne fuqi?, pasi ky eshte thelbi i ceshtjes. Me tej mund te shkojet sa te duash: psh KM ne intervisten ne Oranews, tha se si nuk e ngre zerin njeri, qe liqeni po thehet ne nje grope te hapur septike nga shkarkimet e kodres perballe dhe kur i jane prere mundesite e furnizimit me uje te rrjedhshem?! Ne keto kushte, a eshte normale qe bashkia te mendoje per kendin e lojrave, perpara se ti jape zgjidhje problemit te sipercituar nga KM?! Po kendet e lojrave ne ane tjeter te liqenit, buze unazes, arterit te ardhshem kryesor te Tiranes, si mund te justifikohen?! A nuk do ishte me logjik pyllezimi i asaj pjese per te ruajtur pastertine e pjeses kryesore te parkut?! Pra ne cdo rast behet fjale per zgjidhje me ne dobi te qytetarit, e ji per zgjidhje te pjeshme, qe me shume i sjellin pasoja qytetarit.

Submitted by tekniku (not verified) on

Sondazhi fokuson ne drejtim te gabuar - problematika e ketij rasti nuk eshte se cfare do behet, por ligjshmeria e veprimeve dhe konsultimi me publikun (para pilafit dmth). Qeverisja e sotme karakterizohet nga toleranca shume e vogel (te themi) ndaj shkeljeve te qytetarit te thjeshte, ndaj simbolika e kesaj situate eshte domethenese, qofte per arrogancen e qofte per papjekurine e administrates.

Submitted by A jeni dakord m... (not verified) on

Kot shpresohet nga njerez te deshtuar
nga njerez qe hyjne ne jeten publike duke bere per te qeshur me propozimet e tyre
dhe qe pasi mbaruan se turperuari veten
kane vendosur te turperojne mjetet e format demokratike te Perendimit, ku deshtuan...

ta merr mendja, do deshtojne serish,

por pse gazetat i quajne anketime?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.