Galileo i mitizuar?

Postuar në 01 Prill, 2016 13:06

Historiografia nuk mitizon vetëm politikanët dhe shtetarët, apo heronj të ndryshëm që dalin shpesh në skenën e ngjarjeve. Në lojën e ngritjes në podiumin e pozitivitetit hyjnë edhe shkencëtarët. Në një ese publikuar, në “Aeon” një historian i shkencës, Thony Christie, shkruan se pjesë e mitizimit, madje hiperbolizimit është edhe i mirënjohuri Galilelo Galilei. Duke mos mohuar arritjet e këtij shkencëtari, Christie shkruan se ai nuk ishte i vetmi, por pjesë e një komuniteti mendimtarësh, bashkëkohës të tij, që kishin zbuluar në mënyrë të pavarur të njëjtat gjëra. Galileo nuk shpiku metodën shkencore, as është babai i ndonjë gjëje, as e prezantoi dhe përdori ai në shkencë matematikën; të gjitha produkt i literaturës biografike të shekullit të 18-të dhe të 19-të, e cila synonte kundërvënien ndaj Kishës dhe rolit të saj të shpallur si regresiv.

“Në të gjitha sipërmarrjet shkencore të tijat, Galileo nuk ishte vetëm, siç prezantohet shpesh. Edhe vepra e tij më e madhe shkencore, “Ligjërime dhe Demonstrime Matematikore që lidhen me Dy Shkenca të reja(1638) u eklipsua nga puna e pavarur e dy të tjerëve, si matematikani francez, Simon Svetin dhe filozofi natyralist holandez, Isaac Beeckman...Sot shpallet shpesh se Galileo është një nga gjigandët në supet e të cilit u ngrit Newton, por ai luan një rol minor në kryeveprën e këtij të fundit, “Principia Mathematica (1687). Në shekullin e 18-të, Galileo po rrëshqiste drejt harresës jashtë Italisë. Pastaj emri i tij njohu një ringjallje të jashtëzakonshme. Ngritja e tij drejt pavdekësisë nis në fund të shekullit të 18-të. Në këtë periudhë biografia shkencore nis të bëhet popullore dhe Galileo u bë një subjekt i preferuar, kryesisht për shkak të persekutimit të tij nga Kisha Katolike”, shkruan ndër të tjera Christie. Sipas këtij autori një rol në shenjtërimin e shkencëtarit italian luan edhe aftësia e tij kryesore: ajo e shkrimtarit, që i bën veprat e tij edhe argëtuese. Pra Galielo ishte edhe një komunikues i madh më tepër sesa një shkencëtar unik. “Talentet e tij si shkencëtar ishin të konsiderueshme, ndonëse të mbivlerësuara, por aftësia e tij më e madhe ishte padyshim aho e një shkrimtari. Publikimet e tij shkencore janë kryevepra të retorikës, polemikës, të këndshme për t’u lexuar, informuese dhe argëtuese.

“Ligjërimet”, vepra e tij më e rëndësishme shkencore, ka ilustrime të bukura të realizuara prej vetë atij, çka provon se ai ishte një artist i aftë. Për krahasim, veprat e Kepler dhe Stevin, apo të bashkëkohësve të tjerë janë të mërzitshme dhe të vështira për t’u lexuar”, shkruan Christie që sugjeron se e shumta Galileo duhet parë sot si “i parë mes të barabartëve”. Ndonëse sipas tij, Kepler ka kontribut më të madh për shkencën moderne.

 

https://aeon.co/opinions/galileo-s-reputation-is-more-hyperbole-than-truth

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.