Mandatet e Leskajt e Sulit, PD nuk do t'i drejtohet Kushtetueses

Postuar në 01 Prill, 2016 18:27

Partia Demokratike nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetetuese për mandatin e dy deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Burime pranë selisë blu, thanë për Televizionin Klan, se demokratët nuk do të veprojnë si në rastin e Deputetit Kokëdhima, kur shkuan në Kushtetuese pasi kërkesa e tyre për papajtueshmërinë me mandatin e deputetit u rrëzua nga kuvendi. Sipas tyre, opozita nuk mund ta vërë Gjykatën Kushtetuese në lëvizje për një çështje për të cilën ajo është shprehur më parë. Demokratët këmbëngulin në qëndrimin e tyre së, sipas vendimit te Gjykates per rastin Kokedhima, parlamenti është i detyruar t’i drejtohet asaj për çdo rast kur kërkohet papajtueshmëria me mandatin e deputetit, si i vetmi organ që ka kompetencën ta shqyrtojë në themel çështjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.