Shpresa për krijimin e bursës së energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Postuar në 31 Mars, 2016 15:42

Bursa e Tiranës u mbyll nga kjo qeveri,  duke vulosur një histori dështimi, por një bursë e re është menduar të hapet. Bëhet fjalë për bursën e energjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë që rrjedh nga një marrëveshje e nënshkruar dje nga dy ministrat e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Blerand Stavileci. “Pjesëmarrësit e tregut të të dyja vendeve inkurajohen të tregtojnë energjinë nëpërmjet bursës së energjisë. Të dy OST-të do të bashkëpunojnë në krijimin dhe operimin e bursës shqiptare të energjisë në përputhje me direktivat e BE-së dhe rekomandimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE), si dhe do të lehtësojnë integrimin e bursës shqiptare të energjisë me bursat e energjisë në vendet fqinje, duke i vënë në dispozicion kapacitetet e interkonjeksionit”, njoftojnë dy ministrat.  Parashikohet krijimi i një Komiteti Drejtues, që do të koordinojë për “identifikimin dhe përcaktimin e fazave të mëtejshme dhe afateve përkatëse në drejtim të integrimit të plotë të tregut të energjisë elektrike sipas një udhërrëfyesi të dakorduar”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.