Hahn nuk zgjidhi asgjë. Rama propozon tryezë të nivelit të lartë politik (takim me Bashën)

Postuar në 30 Mars, 2016 14:41

Ardhja në Tiranë e Komisionerit Johanes Hahn duket se nuk solli asnjë ndryshim në qëndrimet që palët po mbajnë për çështjen e reformës në drejtësi. Zyrtari europian kërkoi që opozita të mos vendosë kushte dhe të mos e ndërlikojë procesin e reformës në drejtësi me çështje të gjykatave. “Mendoj se kam qenë i qartë sa i përket reformës në drejtësi. Duhet të fokusohemi tek ajo reformë dhe jo t’i ndërlikojmë gjërat. Fokusi duhet të jetë vetëm reforma në drejtësi”, tha Hahn, duke bërë apel për dialog dhe rinisje të punës”. Komisioneri u kujtoi palëve se tashmë që kanë rënë dakord për rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ka asnjë arsye se përse puna për reformën të ngecë. Ai tha se miratimi i reformës është vetëm njëra anë e medaljes dhe se ana tjetër është zbatimi i saj në mënyrë rigoroze. “Vetëm në këtë mënyrë do të mund që të përpiloj një raport pozitiv për Shqipërinë që do u dërgohet vendeve të BE-së në mënyrë që të nisin negociatat”, tha Hahn. Por qëndrimi i Lulzim Bashës pas takimit me Hahn ishte i prerë: “s'ka dialog pa zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatet e deputetit Rakip Suli e Valentina Leskaj. Ndërsa kryeministri Rama u shfaq në konferencën me komisionerin Hahn si tepër i angazhuar për të përfunduar sa më parë procesin e reformës në drejtësi, duke e veçuar këtë proces nga intepretimet për çështje të caktuara. Madje kryeministri shfaqi vlerësim për opozitën dhe propozi tryezë të nivelit të lartë politik, çka nënkupton një takim të tij me Bashën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.