Opozita komunikon vetëm me Donald Lu

Postuar në 30 Mars, 2016 10:52

Ai që mund të ulë sërish palët në tryezë për reformën në drejtësi është vetëm abasadori amerikan Donald Lu, i cili për momentin nuk ndodhet në Shqipëri. Me një mision pajtimi ka ardhur në Tiranë edhe Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn, të cilit i ishte premtuar votimi i reformës në drejtësi para se të mbërrinte në kryeqytetin shqiptar. Por kushtet e opozitës kanë hedhur në erë konsensusin e brishtë dhe pikëpyetjet mbi një afrim të mundshëm janë të shumta. Kjo pasi opozita ka mbyllur çdo kanal komunikimi me palën tjetër dhe për këtë çështje ka konsultim vetëm me partnerët ndërkombëtarë. Burime pranë Partisë Demokratike i thanë Respublica-s se selia blu mban komukim vetëm me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Donald Lu duke mos përfshirë në negociata ambasadoren e BE-së, Romana Vllahutin. Këtë Basha e konfirmoi edhe pas takimit me komisionerin Hah, ku tha se ditë më parë kishte kërkuar mbështetjen e SHBA-sw dhe sot të BE-së. “Kërkova mbështetjen e SHBA më parë dhe sot të BE për të qëndruar për zbatimin e Kushtetutës, zbatimin e vendimeve të Kushtetueses si parakusht për dialogun. Ata që i tremben reformës në drejtësi janë ata që duhet të japin llogari për miliona eurot e zhvatura ndaj qytetarëve. Pa dekriminalizmin e politikës shqiptare, demokracia është seriozisht e rrezikuar dhe bashkë me të edhe stabiliteti i vendit”- deklaroi Basha.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Zoti Donald LU, ambasador i SHBA, ne vendin tone, kam pershtypjen, se ke perkedhelur me shume se duhet, opoziten tone.
Mos harro, se perballe jush, eshte populli Shqiptar, qe ka edhe sy edhe veshe, nuk eshte vetem opozita, qe nuk perfaqeson me shume se 25 %, te popullit.
Ju, jeni perfaqesues i SHBA, per te gjithe popullin Shqiptar, e jo vetem per te perkedhelur opoziten.
Ne fund te fundit, edhe ne SHBA, mbasi konsumohen te gjitha rruget demokratike, vendos kartoni ne Kongres, e jo deshira e opozites.
Kam pershtypjen zoti LU, se po zbusni qendrimin ndaj opozites, me qellim qe te shkepusni koncensione nga maxhoranca per t'i dhene imunitet ish qeveritareve te cilet parandjejne goditjen e ligjit, ne rast se realizohet reforma ne drejtesi.
Me c'po shohim e degjojme, ky popull nuk eshte i kenaqur me qeverine, mbasi, duke qene nen influencen t'uaj, nuk po mundet te godase krimin, vjedhjet, dhe koorupsionin e ish qeveritareve, per aresye te ndikimit nderkombetar, e ne rradhe te pare t'uajin.
Hapini rruge qeverise te godase vjedhjen, krimin, koorupsionin e ish qeveritareve qe sot jane ne opozite.
Ju pershendes.

Submitted by tomi (not verified) on

Nuk ia ka mbyllur deren askush qeverise qe te luftoje krimin, vjedhjen e korrupsionin or ti mik. Fjalia e fundit tregon, me vjen keq ta them, qe ti je vetem nje militant dhe aspak i pa-anshem ne komentin tend.

Mungesa e vullnetit te kaheve politike, qofte ne opozite apo ne pushtet, tregon vetem nje gje; qe te dyja palet jane pjese e problemit me kontribute te barabarta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.