Zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve: Nuk kemi dijeni për ndërhyrje në sistemin e të dhënave

Postuar në 29 Mars, 2016 15:28

Komisioni Hetiimor për Serverin e Tatimeve ka vijuar edhe sot me pyetjen e zyrtarëve të ndryshëm të Drejtorisë së Tatimeve. Mirëpo në ndryshim nga deklaratat e ish-ministrit Shkëlqim Cani, i cili para komisionit u shpreh i sigurtë se ka patur ndërhyrje, drejtues të DPT-së, mohojnë të kenë patur dijeni për një gjë të tillë. “Ka patur hakerim të faqes së internetit, por jo ndërhyrje në sistemin e të dhënave”, deklaroi sot Aliaj specialistja e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Alekta Aliaj. Ajo ka mohuar që serveri i institucionit të jetë sulmuar përpara auditit të Ministrisë së Financave. Të njëjtin mendim ka dhënë edhe drejtoresha e sektorit të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Mimoza Kalia, e cila në fakt ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni të një ndërhyrjeje për të cilën flitet. “S'jam në dijeni që serveri i Tatimeve të jetë sulmuar para auditit të Ministrisë së Financave”, ka thënë Kalia përpara anëtarëve të komisionit hetimor(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=322896&fundit).

Çështja ndërlikohet pasi ka dëshmi të ndryshme dhe nga hetimi penal i mbyllur tashmë, Prokuroria deklaroi se nuk ka gjurmë kopjimi apo fshirjeje të dhënash(http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/06/24/prokuroria-mbyll-hetimet-per-serverin-e-tatimeve-prishja-e-sistemit-per-disa-jave-nga-mbingarkesa/). 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.