2.45 miliardë dollarë investime nga PPP-të që nga viti 2000

Postuar në 29 Mars, 2016 19:45

Që nga viti 2000, Shqipëria ka arritur të tërheqë 2.45 miliardë dollarë investime përmes formës së Partneritetit Publik Privat. Kjo shifër u evidentua në disutimet e zhvlluar në tryezën e sotme “Partneriteti Publik –Privat” me nismë të USAID*http://tvklan.al/web/usaid-te-behet-transparence-per-ppp/). Sipas përfaqësuesit të USAID-it në Shqipëri, Marcus A. Johnson, PPD-të janë një formë e mirë për të ofruar disa shërbime te publiku, por për to nevojitet transparencë. ““PPP nuk janë thjesht marrëveshje të bëra mes qeverisë dhe biznesit për të sjellë përfitime. Ata duhet të tregojnë standarte të larta transparence llogaridhënie dhe t’i shërbejnë të mirës publike, kjo është e rëndësishme për të fituar besimin e publikut”, tha ai. Për dy ministrat kryesorë që menaxhojnë financat dhe ekonominë, PPP-të kanë rezultuar një formë e suksesshme, duke lënë të kuptohet se ky model të vijojë të aplikohet, madje edhe në pushtetin vendor. Sa i përket transparencës, sot u njoftua krijimi i regjistrit të konçesioneve, ku do të listohen të dhënat për marrëveshjet konçesionare të realizuar deri më tani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.