“Ky nuk është vendi juaj. Kjo është Turqia”

Postuar në 29 Mars, 2016 16:46

Ka bërë bujë një fjalim i presidentit turk në Stamboll, përmes të cilit ai sulmoi sjelljen e disa përfaqësuesve diplomatikë në Turqi. Recep Tayip Erdogan thuhet se ka sulmuar veçanërisht Konsullin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Leigh Turner, i angazhuar për çështjen e një gazetari që po gjykohet për akuzën e spiunazhit. “Turneri pati ndjekur të premten me disa diplomatë të huaj, midis tyre edhe me ambasadorin gjerman, Martin Erdmann, hapjen e procesit gjyqësor shumë të diskutueshëm kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë, Can Dündar dhe Erdem Gül. Kryeredaktorin e gazetës "Cumhuriyet", Dündar dhe shefin e zyrës së gazetës për kryeqytetin i akuzojnë ndër të tjera për spiunazh, tradhëti të sekreteve shtetërore dhe mbështetje të një organizate terroriste. Në rast dënimi, të dy i pret burgim i përjetshëm. Para se të shkonte për të ndjekur procesin gjyqësor, Turner publikoi disa fotografi në rrjetin e Tëitterit, midis tyre një selfie me Dündarin dhe e komentoi seancën me fjalët: "Turqia vendos vetë se çfarë vendi dëshiron të jetë", raporton “DW”.

Për Erdogan këto janë ndërhyrje të pastra në çështje që një diplomati nuk i takojnë dhe as që përputhen me mandatin dhe misionin e tij, duke shtuar se “nëse ky person mund ta kryejë edhe më tej shërbimin e tij në Turqi, kjo ka të bëjë me fisnikërinë dhe me mikpritjen tonë". "Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqia", ka deklaruar presidenti turk, shoqëruar në ankesa dhe protesta edha nga pjesëtarë të qeverisë. Gazetarët gjykohen pasi vitin e kaluar përmes gazetës "Cumhyriet" ata kanë raportuar se Turqia ka furnizuar me armë ekstremistët islamikë në Siri. “Erdogani, që i paditi vetë gazetarët në gjyq dhe Shërbimi i Fshehtë turk, MIT janë bashkuar si palë me akuzën e prokurorisë”, shkruan “DW”. Ka patur shumë protesta, edhe nga shkrimtarë apo organizat ndërkombëtare për këtë gjyq, por durimi i Erdogan ka gjetur një shprehje ku të amortizohet nga të konvertuarit në gabim: Këtu është Turqi. 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Rexhep Erdogan me kujton krejtesisht gjygjet e Enver Hoxhes.

Nuk dij se ke te falnderoj qe jetoj ne nji VEND TE LIRE SI EUROPA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.