Pashkët dhe urimet e politikës

Postuar në 28 Mars, 2016 12:23

Politika e ka bërë zakon që për çdo festë fetare të vrapojë në selitë e komuniteteve fetare për të bërë urimet e rastit dhe për të shfaqur qasjen që ata kanë me simboliken e këtyre festave, nga kurbani, deri tek ringjallja apo rilindja. Çuditërisht në festën e Pashkës Katolike, i vetmi që nuk doli nga shtëpia ishte kryeministri Rama, i cili në të shkuarën nuk i ka neglizuar këto festa, madje ka bërë urimet e rastit edhe në festën e ashures. Nishani shkoi në Vaun e Dejës, Basha në Lezhë ndërsa qokën e qeverisë për Pashkët e bëri kryebashkiaku Erion Veliaj, që vizitoi selinë e Kishës Katolike në Tiranë për të përcjellë urimin për gjithë shqiptarët. Vëtë kryeministri u mjaftua me një urim në facebook.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.