Përballë Sali Berishës dhe LSI-së

Postuar në 28 Mars, 2016 12:04

Një mbledhje e PS në Vlorë që zgjati mbi 6 orë u karakterizua nga debate të forta mes deputetëve të zonës, në qendër të të cilave ishin praktikat izoluese të Koco Kokëdhimës. "Pavarësisht debateve të brendshme, partia duhet të unifikohet dhe të përqendrohet në punën e saj sepse shumë shpejt ne do të jemi, pas një viti, në një përballje me Sali Berishën”-ka thënë deputetja Valentina Leskaj, e cila për këtë deklaratë ka marrë një përgjigje nga deputeti i Gjirokastrës, Vladimir Kosta. “Nuk jam dakord me atë çfarë tha më parë zonja Leskaj se ne kemi përballë Sali Berishën. Në fakt ne kemi përballë LSI-në dhe për këtë duhet të qartësohemi dhe të fokusohemi në punën tonë të përditshme”,-ka thënë Kosta. Sipas droni.al Një prej kritikëve, ka qenë deputeti i Tepelenës, Dashamir Kamberi i cili ka ngritur shqetësimin e mosrespektimit të të vjetërve.

Comments

Submitted by Gryke e Vjoses (not verified) on

Koco Kokedhima, eshte per PS, sic ishte Ramiz Alia per PPSH.
Ramiz Alia, shkaterroi PPSH.
Koco Kokedhima po shkaterron PS.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.