Organizata Botërore e Mjedisit: “Asnjë leje për HEC në parqet kombëtare”. Për lejet e dhëna do të ketë kompensim

Postuar në 28 Mars, 2016 20:51

Pak ditë më parë deputeti socialist Besnik Baraj bëri thirrje që të ndalet ndërtimi i hidrocentraleve në zona si Valbona. Ky është një shqetësim që ka disa kohë që ngrihet: kësaj radhe ishte për Valbonën, para një viti ka qenë për Langaricën në Përmet. Media të ndryshme në Perëndim, sidomos ato gjermane i kanë bërë jehonë asaj që quhet Vjosa Blu, me idenë se lumi i Vjosës nuk duhet prekur në këtë drejtim. Ky mendim po gjen mbështetje edhe nga aktorë ndërkombëtarë. Sot “Top-Channel” publikon një analizë të Organizatës Botërore të Mjedisit, ku “i këshillohet Qeverisë shqiptare që të ndalë ndërtimin e hidrocentraleve me moratorium, për t’i dhënë frymë natyrës, por edhe kohën e duhur autoriteteve të informohen lidhur me qindra leje koncesionare të dhëna në vend”.
“Gjatë këtyre tre viteve nuk duhet të jepet asnjë leje e re, ndërsa ato ekzistuese të rishikohen për të parë impaktin e tyre real”, thotë Petra Remeta, përfaqësuese e WWF, cituar nga TCh.
Mirëpo në kushtet kur qeveria shqiptare ka dhënë leje, rruga e vetme për të pezulluar ndërtimin e HEC-ve është kompensimi. Dhe duket se kjo rrugë do të ndiqet. “Në shumë raste kemi që nuk kanë filluar nga puna. Shpresojmë që të bëhet një përpjekje madhore nga Qeveria dhe të gjitha institucionet që përfaqësojnë qeverinë për të parë mundësinë e kompensimit apo devijimit të këtyre ndërtimeve brenda parqeve kombëtare, që në thelb kanë një dimension tjetër nuk janë vende ku ne duhet të ndërtojmë hidrocentrale”, citohet Zamir Dedej, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.