Propozohen filtra për qiraxhinjtë e kalave dhe një kusht; Mos t’u jepen “armiqve”

Postuar në 25 Mars, 2016 21:33

Nismën e Ministrisë së Kulturës për dhënien me qera të kalave dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore e ka komentuar edhe kreu i Agjencisë së Bregdetit, njëherësh anëtar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare. Ndonëse thotë se ky eksperimet ka dështuar në të kaluarën propozon filtra të fortë në mënyrë që monumentet historike mos të kalojnë për shfrytëzim në duart e “armiqve”. “Ky koncept është eksperimentuar në Shqipëri dhe modelet që kemi pasur deri më sot kanë dështuar. Sot kemi dy restorante ku mund të hahet mirë: në Petrelë apo Lëkurs, por nuk kemi kontekst historik. Pa filtra shumë të fortë, pa kompani të specializuara në menaxhimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, monumentet mund të kenë probleme të pakthyeshme në kontekstin historik. Shteti ka simbole dhe nuk do ishte serioze që kalanë e Shkodrës, për shembull, ta merrte një kompani serbe, kalanë e Krujës ta merrte një kompani turke, apo atë të Gjirokastrës një kompani greke. Janë disa monumente që janë simbole dhe krenaria e vendit”, deklaroi Tare për Top Channel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.