Presidenti: “Ligji i pronave përcjell një qëndrim antievropian”

Postuar në 26 Mars, 2016 17:41

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është prononcuar sot në lidhje me ligjin e pronave dhe për reformën në drejtësi, duke hyrë në debatin politik si aktor deri më tani i anashkaluar. Nishani tërheq vëmendjen tek iniciativat e qevëerisë për të bërë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pronave, që sipas tij është antievropian. “Është një ligj ku për herë të parë, zyrtarisht dhe publikisht, përfaqësohet dhe shprehet një qëndrim antievropian të një qeverie në Shqipëri. Praktikisht duke vendosur që një agjenci administrative rishikon dhe ndryshon vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut do të thotë që Shqipëria, qeveria shqiptare praktikisht ka abroguar dhe nuk njeh më Konventën Evropiane...Refuzimi që bëhet përmes ligjit aktual për të njohur dhe për të kthyer të drejtën e pronës te pronari, automatikisht ka refuzuar zbatimin e njërës prej këtyre pesë përparësive dhe pesë kërkesave kryesore që Bashkimi Evropian i ka adresuar Shqipërisë si kushte për hapjen e negociatave dhe vazhdimin e procesit të integrimit të Shqipërisë. Natyrisht kjo bëhet përmes një akti ligjor, por në fund të fundit janë aktet ligjore ato të cilat përcjellin frymën politike, përcjellin qëndrimin politik”, tha Nishani përmes një interviste për “Tv Klan”. Në fakt sot Gjykata Kushtetuese nuk e shpalli vendimin e vet për ligjin në fjalë është është në thelb varrosja e çështjes së pronave dhe drejtësisë për të. Më tej Presidenti ka bërë disa komente edhe për presionin që ministri i Drejtësisë bëri ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar lënien e ligjit në fuqi. Më postë intervista e Presidentit:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.