Ministri i Drejtësisë korrigjon disi veten: “Ligji i pronave nuk është më i miri, por është realist”

Postuar në 26 Mars, 2016 15:44

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dhënë sot një prononcim ku përsërit qëndrimin e tij se ligji i ri i pronave është e vetjma zgjidhje, ndonëse siç u shpreh ai, "ligji nuk është më i miri". “Do të thotë që do të përzëmë këta njerëz dhe do t’i themi që nuk na lënë të zbatohet ligji, do mendojmë si do të djegim paratë që janë vënë për kompensim. Do të bllokohet e gjithë veprimtaria e verfikimit. Janë 26 mijë vendime ndër vite që kërkojnë një përllogaritje në vlerë dhe nuk do të bëhen. Nëse duam të ngopemi me lugë bosh ligji që kishim ishte shumë i mirë. Nëse duam që ky proces të mbyllet me angazhimet e nevojshme, ligji që është, është realist. E kam theksuar, nuk është më i miri, por është realist”, thotë ministri(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=322701&fundit).

E ndërkohë që ministri këmbëngul duke folur nga perspektivat e zgjidhjes praktike që një qeveri mund të ofrojë, Gjykata Kushtetuese do të duhet të shprehet nëse ligji është apo jo në përputhje me Kushtetutën. Dhe kur flasim për përputhje me Kushtetutën, do të thotë përputhje ma parimet e saj, që sanksionojnë të drejtën e pronës, përfitimit të saj dhe të trashëgimit. Ligji aktual shfaqet me dispozitën e kompensimit dhe të vlerësimit të pronës pa njohur evolucionin dhe ndryshimet ndër vite, si një ligj inferior përkundrejt ligjeve të tjera si ai i Legalizimit duke nënkuptuar një kërkesë poshtëruese për pronarët, e cila është: bëni kompromis me të drejtat themelore që ua garanton vetë Kushtetuta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.