Mungojnë firmat e lsi-stëve...në projektet e Veliajt

Postuar në 24 Mars, 2016 16:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kthyer prej kohësh majtas, vendosi rrëzimin e kërkesave për referendum për parkimin nëntokësor te Parku "Rinia" dhe ndërtimet te Parku i Liqenit. Argumenti teknik ishte se nuk mund të mbahet referendum ndaj një akti të marrë nga një institucion, artificë kjo e paimagjinueshme, sa kohë që referendumi është një e drejtë për të kundërshtuar paudhësi të institucioneve private shqiptare. Gjithsesi, leja për ndërtimin te Parku i Liqenit ka disa veçanësi, nisur nga një dokument që publikohet në Facebook nga një prej aktivistëve të përfshirë në këtë çështje, Eljan Tanini. Aty mungon firma e përfaqësuesve të LSI-së, përveç Edmond Panaritit. Më herët ishte folur për një qëndrim ndryshe të LSI-së përveç mënyrës sesi u miratua leja për parkimin te Parku "Rinia". Po përcjellim dokumentin, me një rezervë mbi vërtetësinë e tij, meqenëse debati është shumë i madh dhe nisur nga fakti se ndërtimet janë dëshmia e gënjeshtrave të Erjon Veliajt, që u betua në fushatë se nuk do të ketë ndërtime te Parku i Liqenit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.