PE: S'është koha për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Postuar në 23 Mars, 2016 10:23

Komisioni për Politikat e Jashtme në Parlamentin Evropian miratoi rezolutën për Shqipërinë. Në këtë dokument thuhet se, reformat kyçe politike dhe administrative janë në proces, por nuk kanë arritur ende në pikën për hapjen e negociata për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Raporti i hartuar nga Knut Fleckenstein thekson se, për hapjen e negociatave duhet së pari intensifikimi i përpjekjeve për këto reformat si zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformimi i administratës publike dhe të drejtat themelore.
Eurodeputetët kanë shprehur shqetësim për përhapjen e korrupsionit në sistemin e edukimit, shëndetësisë, drejtësisë dhe disa fusha të tjera. Gjithashtu ata shprehin shqetësim për përhapjen e “auto censurës mes gazetarëve raporton "Panorama".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.