Kritika e Blushit për diçka që ka votuar vetë tre herë

Postuar në 22 Mars, 2016 19:52
Andrea Qirjako

Në emisionin e mbrëmshëm të Sokol Ballës në Top Channel, Ben Blushi bëri shumë kritika ndaj Edi Ramës, si kryeministër dhe si kryetar i PS-së. Ndërkohë që disa kritika të tij mund të jenë të drejta e disa të tjera mund të hanë debat, njëra ishte shumë, shumë demagogjike – ai e kritikoi qeverinë Rama për diçka që ka votuar vetë tre herë.

Blushi e kritikoi qeverinë Rama se e ka rritur borxhin publik me 1.6 miliardë euro.

Së pari kjo nuk është e vërtetë. Borxhi publik është rritur 1.2 miliardë euro që kur ka filluar punë qeveria Rama, e jo 1.6 miliardë – bëhet fjalë për një diferencë prej 400 milionë eurosh këtu.

Së dyti, borxhi publik nuk është diçka që merret fshehtazi nga qeveria. Në fillim të çdo viti, ajo paraqet buxhetin në Kuvend, ku votohet nen për nen. Dhe në të tre buxhetet që ka paraqitur qeveria Rama, ashtu si në buxhetet e të gjitha qeverive paraardhëse të kohës së demokracisë, është planifikuar deficit buxhetor. Pra, janë planifikuar shpenzime më të mëdha sesa të ardhurat. Pra, është planifikuar që të merret borxh i ri për të mbuluar diferencën mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Dhe Ben Blushi ka votuar pro këtyre buxheteve, një për një, ashtu siç ka votuar për 8 buxhetet e qeverive Nano-Majko-Meta.

Në qoftë se Blushi ishte i shqetësuar për rritjen e borxhit publik, pse nuk votoi kundër kur u miratuan buxhetet e qeverisë Rama në Kuvend? Ose të paktën të diskutonte kundër rritjes së borxhit. Për shembull, ai mund të sugjeronte që të uleshin shpenzimet për pagat, pensionet, invetimet etj., në mënyrë që shpenzimet të barazoheshin me të ardhurat në buxhetet për të cilat votoi. Ose mund të sugjeronte që të rriteshin taksat në paketën fiskale, në mënyrë që të ardhurat të barazoheshin me shpenzimet buxhetore.

Blushi e di mirë se çdo qindarkë e borxhit të ri që planifikon qeveria Rama kalon nëpër sitën e FMN-së. Dhe në qoftë se FMN-ja nuk do të kishte qenë dakord qoftë edhe për një qindarkë të tij, nuk do t’i kishte miratuar 7 këstet e kredisë së butë për qeverinë Rama, që kapin shumën 227 milionë euro deri më sot.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Artikull idiot ne vazhden e bythelepirjes servile qe ofrojne komentuesit e shtypit shqiptar.

Pike se pari, ngrihet argumenti i vazhdueshem se Blushi voton cfaredo qe propozon partia. Ama nuk permendet askund qe PS-ja, ashtu si dhe PD-ja, ka rregull te brendshem se deputetet perjashtohen nga partia nese votojne ne kundershtim te saj. Blushi me sa di une ka folur kundra buxheteve si buxhete qe po rishperndajne pasurine te te pasurit. Ama nese do votonte kundra kjo do e perjashtonte nga partia, dicka qe ai per momentin nuk do ta bej pasi mendon, me te drejte ose jo, se PS-ja duhet riformuar e jo abandonuar. Ketu e vetmja pike qe vlen te permendet eshte fakti qe partite tona jane diktatoriale ne kulm dhe bllokojne cdo lloj diskutimi politik qe ne gjeneze te tij.

Pika e dyte, e shumepermendura dhe shumeabuzuara FMN, ashtu sic jane shume institucione te tjera nderkombetare ne kete vend. Njerezit duhet te dine, se nuk e dine ne fakt, qe insititucione si FMN jane te punesuar nga shtete si Shqiperia. Po po, te punesuara. FMN nuk do ekzistonte sikur te mos ekzistonin vende si Shqiperia qe firmosin marrveshje asistence. Shtetet e zhvilluara as nuk e pyesin fare FMN-ne. Cdo here qe FMN-ja firmos nje marrveshje me shtete si Shqiperia, i lejon vetes te rrise stafin me nja 20-30 ekonomiste te tjere e te ngelet e rendesishme si institucion. Per kete arsye, FMN nuk akuzon asnjehere politikisht qeverite me te cilat bashkepunon. Reagimet e saj jane te buta, e te fshehur mes rreshtave. Megjithekete, ne rastin tone FMN ka thyer disa nga keto protokolle duke kundershtuar fort privatizimet-koncesionet e qeverise. Pra megjithese paguhet nga interesat qe i jep shteti shqiptar, FMN perseri ka dale haptazi sa kurre ndonjehere kundra veprimeve te qeverise.

Per sa i perket borxhit, FMN-se i intereson thjesht qe ai ti kthehet sa me shpejt. Prandaj sa here qeveria deshton ne nje nga objektivat e saj, sic ndodh shpesh, FMN ne tere boten i ben presion qe te shkurtoje shpenzimet sociale. Fakti qe FMN te mbikqyr nuk eshte fare valvula e sigurise qe pretendon autori, i cili ose eshte thellesisht i painformuar sic ndodh rendom ose i eshte kerkuar te bej nje shkrim tipik servilo-militant.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.