Ndërtimi i hidrocentralit në Vjosë, grupi i të gjelbërve kërkon nga PE mbrojtjen e standardeve mjedisore

Postuar në 22 Mars, 2016 10:49

Në mledhjen e djeshme të Parlamentit Europian, grupi i të gjelbërve kërkoi mbështetjen për amendamentin lidhur me hidrocentralin në Parkun e Vjosës. Eurodeputeti, Igor Soltes, tha se edhe pse bëhet fjalë për një projekt të energjisë së gjelbër ai nuk mund të cënojë standardet mjedisore.
« Ka një amendament për mbrojtjen e standarteve mjedisore në lumin Vjosa. Eshtë amendamenti 134 dhe ne duam mbështetjen kolegevë për këtë. Ne e mbështesim energjinë e gjelbër, por jo me çdo çmim"- deklaroi eurodeputeti.
Më datë 29 korrik 2015, Këshilli i Ministrave ka miratuar një bono prej 8 për qind të pikëve për kompaninë turke “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi ve Ticaret Limited Şirketi”, në procedurën e dhënies me koncesion të hidrocentralit Poçem në lumin Vjosë.
Vendimi që është botuar në Fletoren Zyrtare më datë 10 gusht i hap rrugën ndërtimit të një hidrocentrali të dytë pas Kalivaçit në lumin Vjosë, ndërtim i cili kundërshtohet me forcë nga organizatat mjedisore vendase dhe të huaja, si dhe nga Parlamenti Europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.