Në faturën e ujit shtohen edhe 3 taksa të bashkisë

Postuar në 22 Mars, 2016 11:38

Bashkia e Tiranës ka vendosur të përdorë Ndërmarrjen e Ujësjellës- Kanalizimeve si agjent tatimor për vjeljen e tri taksave e tarifave vendore. Kështu nëfaturën e ujit do të përfshihet taksa për pronën, ajo e pastrimit dhe infrastrukturës arsimore. Ndërsa dy të fundit janë fikse, përkatësisht, 5 mijë dhe 1800 lekë në vit, taksa për pronën përllogaritet në varësi në zonës, llojit të ndërtesës dhe sipërfaqes që zë. Të tria ndahen dhe paguhen në 12 këste mujore.
Tarifa e pastrimit është rrumbullakosur në vlerën e 420 lekëve në muaj, ndërsa taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, që zëvendësoi atë të gjelbërimit, është 150 lekë në muaj. Ndërsa taksa e pronës për një banesë normale pas ‘93-shit varion mesatarisht nga 100 në 150 lekë për muaj. Bazuar mbi këtë llogari, minimalisht, çdo kryefamiljar, duke nisur nga ky muaj duhet të paguajë 700 lekë më shumë.
Sipas Veliajt në kushtet e trashëgimit të 60 milionë eurove borxhe nga administrata e kaluar, kjo është e vetmja mënyrë për të shëndoshur financat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.