Investimet në nivelin më të ulët që prej vitit 2008

Postuar në 21 Mars, 2016 09:50

Shpenzimet për investime në ekonominë shqiptare arritën nivelin më të ulët në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që nga viti 2008 dhe janë shumë poshtë mesatares historike, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë.
Në fund të vitit 2015 raporti i shpenzimeve për investime ndaj PBB-së rezultoi 26.5%, duke qenë poshtë peshës mesatare historike prej 28.7% për periudhën 2008 – 2014, analizon institucioni qendror bankar.
Investimet e ulta dhe konsumi i dobët duket janë pasqyrë rënies drastike të parasë në qarkullim shih (Lexo: Bie paraja në qarkullim në T I 2015, sinjal për ngadalësimin e ekonomisë).
Treguesi i investimeve të reja nga bizneset e përfshira në vrojtimet e besimit te BSH ka treguar per zbutje të ritmeve të rritjes së investimeve në pjesën e fundit të vitit 2015. Gjithashtu, në tremujorin e katërt të vitit 2015, importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit shënoi rritje me 7.0%, një normë kjo më e ulët se ritmet e regjistruara gjatë vitit, duke lajmëruar për ecuri të dobët të investimeve private në ekonomi edhe këtë vit.
Rënia e investimeve në ekonomi është stimuluar më së shumti është nga qeveria e cila e ka rrudhur ndjeshëm likuiditetin për investime në vepra publike. Në katër vitet e fundit investimet publike kanë pësuar rënie sistematike, teksa qeveria parashikon të rrudhë stimulin edhe për vitin në vijim.
Në programin afatmesëm investimet publike pritet të jenë më pak se tregti që ka vënë Fondi Monetar preh 5 % të PBB. Nga ana tjetër investimet në sektorin privat vijojnë të jenë anemike për shkak të së ndërmmarjet po punojnë vetëm me 70 për qind të kapacitete, të diktuara nga konsumi i dobët dhe mungesa e kreditimit në ekonomi. /Monitor

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.