Kinezët e Geo – Jade blejnë “Bankers Petroleum”

Postuar në 20 Mars, 2016 15:23

Kinezët do të blejnë kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”, e cila ka në shfrytëzim fushën e naftës në Marinëz të Shqipërisë. “‘Bankers Petroleum’, kompania kanadeze që ka shfrytëzuar me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos- Marinzës, ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e të gjitha aksioneve të veta tek kompania kineze ‘Alberta’ Ltd. (blerësi) dhe ‘Charter Power Investment Limited’, degë të kompanisë botërore ‘Geo-Jade Petroleum Corporation’ për një shifër prej 575 mln dollarësh kanadezë”, referon gazeta “Shqip”. Sipas “Bankers” kompania “Geo –Jade Petroleum Corporation” është ndër më të mëdhatë në Kinë dhe ka një kapital prej 3.6 miliardë dollarësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.