Projekti “Kokëdhima” i rajonalizimit të PS-së kundërshtohet në kongres

Postuar në 19 Mars, 2016 17:37

Kongresi i Partisë Socialiste ka verifikuar edhe një sulm ndaj projekteve politike të deputetit Koço Kokëdhima, që parashikojnë rajonalizimin e partisë. Në fjalën e tij, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, shprehu hapur kundërshtimin e tij ndaj ideve të Kokëdhimës, ndonëse nuk përmendi emra: “Unë jam për rregulla të forta dhe domosdoshmërinë e zbatimit të tyre, jam për unifikim dhe zbatim të unifikuar të rregullave të partisë në të gjithë territorin dhe jo për të ashtuquajturat projekte pilote në emër të të ashtuquajturave reforma në parti për të krijuar një çorganizim të organizuar që dëmton frymën, dëmton organizimin dhe veprimin politik. Jam për veprim politik të çdo anëtari të Partisë Socialiste”, tha Ruçi. Pas vendimit për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit, ky është mesazhi i dytë që i shkon Kokëdhimës, ndaj të cilit ka jo pak pakënaqësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.