Nisin bisedimet e "paqes", tjetër fitore në tavolinë për opozitën

Postuar në 19 Mars, 2016 10:06

Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, maxhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për t’u ulur në tryezën e Reformës në Drejtësi dhe për të diskutuar mbi opinionin final të Komisionit të Venecias.
Palët gjetën dakordësinë që të jenë ekspertët e huaj ata që do të sqarojnë paqartësitë për aplikimin e çështjeve teknike të shprehura nga Komisioni i Venecias.
Ndërkohë që për sa u takon çështjeve të mbetura pezull nga “Venecia” edhe pas raportit final të miratuar në 14 mars, palët politike do të ulen në tryezën e reformës për të gjetur konsensus mes tyre.
Ky dialog politik, i cili ishte edhe kushti i opozitës për të vijuar punën për Reformën në Drejtësi, do të nisë që nga java e ardhshme..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.