8000 lekë/vit taksa të reja nga Bashkia. Tarifa të diferencuara “brenda dhe jashtë Tiranës"

Postuar në 18 Mars, 2016 21:04

Taksat vjetore që shtohen nga politika fiskale e Bashkisë së Tiranës shkojnë në 8000 lekë në vit. Talsat do të faturohen me faturën e ujit dhe përfshijnë duke rritur detyrimin me 600 lekë për çdo muaj. “Taksa e pastrimit për familjet në Tiranë është 420 lekë në muaj dhe ajo e përkohshme e infrastrukturës arsimore është 150 lekë në muaj. Vetëm nga këto dy taksa, në vit, familjet do të paguajnë 6800 lekë në vit (tarifa e pastrimit është 5000 lekë në vit dhe ajo e arsimit 1800 lek)”, raporton “Monitor”. Më interesante është taksa e ndërtesës, e cila shkallëzohet në vlerë në raport me vitin e ndërtimit, por edhe me vendndodhjen. “Tarifa e ndërtesës është në varësi të zonës, sipërfaqes dhe llojit të ndërtesës, para vitit ‘93 dhe pas vitit ‘93. Për ndërtesat para ’93 në Tiranë, taksa është 15 lekë për metër katror dhe ato pas ’93 është 30 lekë për metër katror. Për banesat jashtë zonës së Tiranës është 7.5 lekë për metër katror para ‘93 dhe 15 lekë pas ‘93. Një familje, që banon në një sipërfaqe 80 metra katror në Tiranë, të ndërtuar pas ’93 do të paguajë 2400 lekë në vit, apo rreth 200 lekë në muaj, ndërsa për të njëjtën sipërfaqe para ’93 do paguajë 1200 lekë në vit”, shkruan revista në fjalë. Çfarë e bën jetesën në Tiranë të shkallëzuar në çmime dhe kosto, duke zbuluar kështu një nga qëllimet e Bashkisë që drejtohet nga “të majtët”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.