SHBA sugjeron kompromis politik për reformën në drejtësi

Postuar në 16 Mars, 2016 10:42

Futja e diskutimit të reformës në drejtësi në një shtrat tenkik nuk garanton tymin e bardhë që ndërkombëtarët presin të dalë në Tiranë. Drejtori i Zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi sugjeron një kompromis politik mes palëve. “Në politikë, siç e dimë të gjithë, për të patur sukses, duhet të bësh kompromis. Të dyja palët duhet të bisedojnë.

Ne dhe kolegët tanë evropianë, jemi të gatshëm të ndihmojmë me ekspertizën tonë, me idetë tona, por në fund të fundit, janë të dy palët që duhet të arrijnë kompromis për realizimin e saj.”-theksoi zyrtari i lartë amerikan në  një intervistë për seksionin në shqip të Zërit të Amerikës. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mund të ndjekin të njëjtën praktikë edhe për politikanët e korruptuar, njësoj si me gjyqtarët e korruptuar  që do t’u refuzohen vizat. “Në rastin e gjyqtarëve atyre u janë mohuar vizat dha baza e këtij mohimi ka qënë korrupsioni. Në Shtetet e Bashkuara një praktikë e tillë bazohet ligjërisht tek dekretet presidencialë dhe kohët e fundit është përdorur në rastin e disa gjykatësve në Shqipëri.   

Çdo pushtetar që kërkon viza për në Amerikë, mund të jetë objekt i këtyre dekreteve. Ne do t’i shqyrtojmë rastet për të parë nëse një gjë e tillë është e justifikuar”-u shpreh Yazdgerdi. Pyetjes pse marrëdhëniet ekonomike mes SHBA-së dhe Shqipërisë janë në një nivel të ulët zyrtari amerikan u përgjigj në këtë mënyrë: “Shqipëria është një treg i vogël dhe nga ana tjetër, kur kompanitë amerikanë shqyrtojnë mundësinë e investimit në Ballkan, ato e shikojnë investimin në një kontekst rajonal. Kompanitë mund të tërhiqen nga tregu i kualifikuar i punës në Shqipëri, apo nga kostoja e lirë e punës, por që kjo të ndodhë, duhet të ketë një strukturë të qartë të sundimit të ligjit, që nuk do të lejonte shkeljen e kontratave. Nëse ka një gjë, së cilës i kushtojnë rëndësi drejtuesit e bizneseve, është qartësia e klimës së investimeve, ekzistenca e shtetit ligjor dhe e një sistemi drejtësie që vepron me objektivitet.”   

http://www.zeriamerikes.com/content/article/3238446.html

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Zyrtari i larte i Departamentit Amerikan te Shtetit, zoti Yazdgerdi, me shume te drejte, i drejtohet klases tone politike, per te bere kompromis, dhe te miratojne reformen ne drejtesi.
Por, do t'i lutesha, me shume e shume kembengulje, zotit Yazdgerdi, qe, te shfrytezoje rastin, dhe t'i PERKTHEJNE MIRE, vendimin perfundimtar te Komisionit te Venecias, te publikuar dje, date 15 mars 2016, DERGATES SE QYQEVE, te PD, qe momentalisht, i ka aty ne Amerike, dhe mysafire po te Departamentit Amerikan te Shtetit, ku edhe zoti Yadgerdi, ka zyren e tije.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.