Qeveria kërkon para për Boshtin e Jugut nga Berati në Tepelenë

Postuar në 16 Mars, 2016 11:37

Projekti rrugor i Boshtit qendror të Jugut është paraqitur nga qeveria Rama si projekt, për të cilin kërkohen fonde nga Bashkimi Evropian. Me rastin e 10-vjetorit të SEETO (Observatorit të Transportit për Evropën Juglindore), qeveria shqiptare ka regjistruar si projekt njerin prej segmenteve të tij, që fillon nga Berati dhe përfundon në Memaliaj.

Kostoja e parashikuar për ndërtimin e tij është 210 milionë euro. Ideja e hedhur për herë të parë në letër që në kohën e Luftës së Parë Botërore nga xhenjerët austrohungarezë, që u zhvillua më tej nga italianët më vonë, është hedhur vitet e fundit nga ish-kryeministri Berisha. Pjesa e parë e këtij segmenti konsiderohet rruga Tiranë-Elbasan. Me Boshtin Qendror Jugor, distanca Tiranë-Berat-Tepelenë do të ishte 124 km, kurse sot, nëpërmjet Fier- Levan-Tepelenë, është rreth 200 km.

Këtë vit, projekti ridel në skenë me paraqitjen e tij si një projekt i gatshëm për financim, të regjistruar nga SEETO. Në Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Transportit janë përcaktuar pesë korridore strategjike, ku përfshihen Korridori Blu Veri-Jug (bregdeti), Korridori 8, Rruga e Arbërit, segmenti Durrës- Kukës- Morinë dhe Boshti Qendror Jugor, të cilat parashikohet të jenë përfunduar apo rehabilituar brenda vitit 2020, me sinjalistikë dhe masa mbrojtëse të standardeve botërore. OK nga BE-ja është marrë tani për tani vetëm për autostradën e bregdetit raporton shqiptarja.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.