Athina përgënjeshton La Repubblica-n: “Nuk i shtyjmë refugjatët drejt Italisë”

Postuar në 15 Mars, 2016 10:40

Qeveria greke ka përgënjeshtruar se po i nxit refugjatët që t’u drejtohen vendeve të tjera që i kanë të mbyllur kufijtë e tyre. Autoritetet greke as i drejtojnë, as i lehtësojnë refugjatët që të kalojnë kufij të mbyllur. Por përkundrazi, punojnë për t’i penguar, në kuadër të detyrave të tyre”, deklaroi të martën zëdhënësi i komitetit qeveritar të menaxhimit të krizës së refugjatëve, Jorgos Kiritsis.

“Qeveria greke u bën thirrje refugjatëve dhe emigrantëve që të mos besojnë zërat e trafikantëve, por të kenë besim tek autoritetet greke për transportin dhe qëndrimin e tyre të përkohshëm në mjediset e rregullta të mikpritjes”, përfundon deklarata e qeverisë greke.Përgënjeshtrimi është bërë pasi gazeta italiane la Repubblica paralajmëroi se “Greqia po shtyn 2.000 refugjatë drejt Shqipërisë”.

La Repubblica i referohet refugjatëve të strehuar në Konicë, për të cilët thotë se tash për tash janë 162, por ditët e ardhshme numri mund të arrijë në 2.000. Janë refugjatë sirianë, të cilët qeveria greke i transportoi me autobusa në Konicë, gjithnjë e më afër me Italinë.

Sipas La Repubblica, fshati ku u ngrit qendra e pritjes ndodhet vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë dhe në distancë 100 km nga bregdeti verior i Greqisë, të cilin e ndajnë vetëm pak milje nga bregu italian i Pulias, ku momenti i zbarkimit të refugjatëve, ngjan të afrohet përherë e më shumë”.Gazeta shton se “afrimi në kufijtë me Shqipërinë ngjan si një kronikë e paralajmëruar për ‘udhëtime shprese’ drejt Pulias”.

Autoritetet i referohen rrezikut që skafe të vogla t’u ofrojnë mundësinë e transportimit refugjatëve nga brigjet greke, në kohën që deti është më pak se 100 km nga Konitsa dhe as 40 nga Filipiada, ku u ndërtua një tjetër kamp, vazhdon La Repubblica dhe vëren se, refugjatët jetojnë në qendra të hapura, janë mysafirë e jo të burgosur dhe se janë të lirë të largohen dhe të përpiqen për të çarë detin apo kufijtë tokësorë me Shqipërinë. Kufij që sipas gazetës po kontrollohen nga forcat policore (bashkë me 20 policë italianë), por që nuk mund të patrullojnë përgjatë gjithë vijës kufitare.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Greqia, le t'i coje refugjatet ne Korfuz, dhe prej andej, t'i hipe ne traget e t'ja cojne Merkelit drejte e ne shtepi, meqenese i dashka kaq fort.
Me neve, greket, mos te kruhen, mbasi, nuk u del mire.
Mos te merren me pordhet e Vangjelis Dhulusit, agjentit te tyre ketu ne parlamentin tone, i cili edhe deputet, u be se deshi Rama t'a fuste ne liste, se sa per zotesine e vet, nuk behej kurre deputet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.